Lajmet e fundit

Njerëz të armatosur kanë shtënë në një hotel në qendër të kryeqytetit somalez Mogadishu, duke lënë të vdekur të paktën dhjetë persona, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sipas dëshmitarëve personat e armatosur janë futur në hotelin “Ambassador Hotel”, fillimisht duke e aktivizuar një bombë në një veturë pranë hyrjes së hotelit.
Besohet që politikan dhe zyrtarë qeveritarë ishin duke qëndruar në hotelin e lartpërmendur.
Përgjegjësinë mbi sulmin e kanë marrë grupi militant al- Shabab.
Al-Shabab, i cili është në luftë me qeverinë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, ishte tërhequr nga Mogadishu në vitin 2011 mirëpo ende paraqet rrezik potencial, dhe jo rrallë kryen sulme në kryeqytet.