Lajmet e fundit

Të paktën 30 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë në një martesë kurde në veri-lindje të Sirisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Bombarduesi hodhi veten në erë të hënën në mbrëmje në një sallë në Tal Tawil, jashtë qytetit Hassakeh, derisa nusja dhe dhëndëri i shkëmbyen betimet.
Nuk dihet ende nëse dhëndri është në mesin e të vdekurve.
I ashtuquajturi Shteti Islamik, tha se një nga militantët e tij sulmoi një tubim të madh të luftëtarëve kurdë me një armë dhe jelek shpërthyes.