25.03.2017 · përditësuar para 3417 dite1 min lexim
Disa persona, përfshirë edhe një fëmijë, janë lënduar nga të shtënat në Lille të Francës, njofton Klan Kosova.
Mediat në Francë raportojnë se kishte disa të shtëna afër stacionit të metros Porte d’Arras në veri të Francës të premten rreth orës 21:50.
Të paktën tre persona kanë marrë plagë të rënda në trup, përfshirë një 14 vjeçar, shkruan sajti francez i lajmeve La Voix Du Nord
Policia thonë se nuk mendojnë se sulmues është i ndikuar nga ideologji ekstremiste.
Në ndërkohë, ai vazhdon të jetë ende në arrati.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.