Lajmet e fundit

Një grua ka mbetur e vrarë e 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me thikë që ndodhi këtë të diel në Pekin të Kinës.
Rasti ka ndodhur saktësisht në një qendër tregtare të lagjes së kryeqytetit kinez, njofton Klan Kosova.
Policia e Pekinit ka konfirmuar përmes një deklarate të shkurtër se kishin arrestuar një burrë gjatë sulmit.
Sipas policisë rasti u trajtuar shpejt dhe dorasi u identifikua si një 35 vjeçar nga provinca veriore e Henanit.