28.08.2016 · përditësuar para 3625 dite1 min lexim
Është sulmuar me granatë të dorës shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shalës.
Persona të panjohur e kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e Shalës në lagjen Mati 1, në Prishtinë.
Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimin e provave.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:10, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima, bën të ditur RTK.
Ditë më parë, edhe ndërtesa e RTK'së është sulmuar me granatë dore nga persona të panjohur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.