Lajmet e fundit

Një sulmues vetëvrasës ka vdekur pas shpërthimit në afërsi të konsullatës amerikane në qytetin e Arabisë Saudite, Jaddah.
Nga ky sulm dy oficerë të sigurisë u plagosën lehtë, mirëpo askush tjetër nuk është lënduar, transmeton Klan Kosova.
Sulmi erdhi në orët e para të ditës së pavarësisë së SHBA – së dhe pak para namazit që besimtarët mysliman e bëjnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Militantët gjithashtu e kishin sulmuar konsullatën në Jeddah në vitin 2004 dhe kishin lënë nëntë persona të vdekur.