Lajmet e fundit

Në Greqi, deputeti i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris, ka dhënë një tjetër “recital” kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Kësaj here deputeti ekstremist është “frymëzuar” nga fotografia që këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira bëri bashke me Eugent Bushpepën, duke krijuar simbolin e shqiponjës.
Por Kasidiaris u është rikthyser edhe incidenteve të viteve më parë, me fubollistët Andi Lila e Ergys Kaçe.
“E shihni cilët janë shqiptarët, e shihni rastin e Eurovisionit që reklamohet një këngëtare që thoshte se nuk është shqiptare, se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, thoshte se është nga Guatemala, Nikaragua, nuk di çfarë. Dhe tani gjithë këta, ca futbollistë të dështuar, ca këngëtarë zhvatës që bëjnë para në Greqi. Dhe sapo të kapen me para, fillojnë bluzat me stemën e UÇK-së, shqiponjat e Shqipërisë së Madhe. Kush beson në këto mizerabilitete, kush reklamon Shqipërinë e Madhe, jashtë nga Greqia! Të shkojë në Tiranë, aty ku nuk i njihte as nëna e tyre dhe nuk kishin këpucë për të veshur”.
Pas këtij recitali muzikoro-sportivo-patriotik, Kasidiaris ka shpalosur edhe qëndrimin politik të partisë së tij për marrëdhëniet me Shqipërinë:
"Asnjë diskutim me shqiptarët, asnjë negociatë, deria të pushojë politika antigreke e shtetit të tyre në dëm të Greqisë. Ky është pozicioni i Agimit të Artë. Menjëherë të pretendojmë, të zbatojmë të drejtën e kundërshtimit, veto greke që të mos avancojë asnjë diskutim i regjimit Rama me Bashkimin Europian”, përfundoi deputeti i Agimit të Artë.
Ndërhyrja e Kasidiarisit u bë gjatë diskutimit të memorandumit Shqipëri-Greqi në komisionin parlamentar të politikës së jashtme./Oranews