Lajmet e fundit

Pasditën e së hënës, një patrullë policore në Suharekë, ka sekuestruar një traktor dhe një xhip të cilat ishin të ngarkuara me sasi drusore të prera pa dokumentacion përcjellës.
Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Delloc, ku sipas policisë raportohet se në traktor kishte të ngarkuara rreth gjashtë metra kub dru zjarri ndërsa në xhip rreth dy metra, transmeton Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar janë ndaluar në masën e arrestit.