Një person është arrestuar në Suharekë, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njofton Klan Kosova.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.