Lajmet e fundit

Sot është nisur kontigjenti prej tetëmbëdhjetë mijë palë këpucësh "Made in Kosova" për në Francë nga fabrika vendëse e prodhimit të këpucëve Solid nga Suhareka.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se prodhimet e kësaj fabrike janë të cilësisë së lartë, gjë të cilën sipas tij po e dëshmojnë edhe kërkesat e shumta për eksport.
Kontigjenti prej 18 mijë palësh kap vlerë e mbi 300 mijë euro
Ndërkaq, Ahmet Kuçi, pronar i fabrikës së këpucëve Solid, tha se besojnë se prodhimet e tyre do të priten mirë nga konsumatorët atje.
Ai tregoi se eksportojnë edhe në vende të tjera, ku këto prodhime janë shumë të kërkuara dhe të cilësisë së lartë.
"Interesimi jo vetëm i francezëve, italianëve, gjermanëve, zvicerianëve, malazezëve, kroatëve, serbëve e vendeve tjera është i madh. Modeli Eram u nisë sot pë Francë ku janë 18 mijë palë këpucë", tha Kuçi, transmeton Klan Kosova.