Lajmet e fundit

0-0 përfunduan 45 minutat e para, kurse në pjesën e dytë mysafirët siguruan pikët e radhës maksimale, me golat e Valmir Nafiut e Marko Musulin.
Barazimi i përkohshëm nga ekipi vendas u bë përmes realizimit të Fitim Susurit, por që në fund shërbeu vetëm për statistikë.
Ferizajasit po kalojnë një pranverë fantastike futbollistike, duke e rikonstruktuar objektivin e tyre, nga lufta për ta siguruar mbijetesën, tek betejat për pjesmarrje në kualifikimet evropiane.
"Ujqit" e kanë barazuar Malishevën e vendit të tretë dhe tani shpresa për Evropë është më e madhe se kurrë, raporton Klankosova.tv
Katër xhiro para fundit të kampionatit, këto dy skuadra kanë nga 48 pikë, ndjekur nga Gjilani me 45 sosh.
Kujtojmë që sot Drita edhe matematikisht është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores 1-0 ndaj Llapit.
[caption id="attachment_2566140" align="alignnone" width="1080"]
Renditja tabelare në Albi Mall Superligë, pas 32 xhiro të zhvilluara[/caption]