Lajmet e fundit

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Skender Luarasi” në Suharekë e kanë nisur dekorimin e qytetit.
Këta e kanë zgjedhur këtë formë si praktikë për drejtimet e shkollës, ndërkaq komuna ka ndarë para vetëm për blerjen e mjeteve.
Nxënësit thonë se përveç që mësojnë punën janë të kënaqur edhe që e zbukurojnë qytetin.
Sipas kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, vitin tjetër pritet të dekorohen edhe disa nga fshatrat e Suharekës.
Për këtë punë, pos që do të notohen nga mësimdhënësit e tyre, të rinjtë po vlerësohen shumë për dekorimin e qytetit që po pëlqehet sidomos nga fëmijët.