Suhareka e mposhti Malishevën 2-1, duke bërë një hap përpara për mbijetesë në Superligë.
Eneid Kodra dhe Mevlan Zeka shënuan golat për "të verdhët", teksa realizimi i Drilon Hazrollajt krejt në fund të takimit, nuk ndihmoi dot "Tornadon" të dali me pikë nga stadiumi i qytetit në Suharekë.
Suharekasit kanë grumbulluar 32 pikë, aq sa kanë edhe tri ekipe tjera të kampionatit elitar të Kosovës, Prishtina, Ferizaj dhe Dukagjini, raporton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Malisheva mbetet në vendin e tretë me 41 pikë, dy më pak se Ballkani që udhëton nesër në Podujevë te Llapi.
Ferizaj dhe Dukagjini si dhe Prishtina - Feronikeli'74, e kompletojnë xhiron e 26-të në "Albi Mall" Superligën e Kosovës në futboll.
Të gjitha ndeshjet kampionale transmetohet ekskluzivisht në platformën kyresore shqiptare, ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.