Lajmet e fundit

Propozimi i Suedisë është që orari i transmetimit të këtij festivali të ndërrohet për një orë, prej 21:00 në 20:00
Suedia si nikoqire e edicionit të sivjetmë të Eurosong ka propozuar që orari i transmetimit të këtij festivali të ndërrohet për një orë.
Sipas tyre, përgjatë propozimit ata theksin e kanë vënë tek fakti që shtetet që i janë bashkuar së fundmi kësaj ngjarjeje të madhe e kanë problem të transmetojnë këtë festival në orët e vona të natës.
Propozimi i Suedisë është që orari i transmetimit të këtij festivali të ndërrohet për një orë, prej 21:00 në 20:00.
Ndërkaq, ky festival do të prezantohet në datat 10, 12 dhe 14 maj të vitit 2016./kultplus