Lajmet e fundit

Spitali Södersjukhuset në Stockholm të Suedisë, do të hapë spitalin e parë në vend për meshkujt që janë viktima të dhunës seksuale.
Spitali i cili trajton 600 deri në 700 femra viktima të dhunimit në vit, do të fillojë me trajtimin e viktimave meshkuj në tetor.
Sipas spitalit kjo është strategji për të siguruar barazinë gjinore dhe për tu kujdesur për viktimat seksuale nga të dyja gjinitë.
Sipas Gatestone Institute, që nga viti 2010, Suedia ka qenë shteti i dytë në botë për numrin e madh të viktimave të dhunimit.
Ndonëse ekziston perceptimi se burrat nuk mund të dhunohen seksualisht, mirëpo kjo u ndodh edhe atyre. Stresi post-dhunim që ata përjetojnë meshkujt, është shumë më i rëndë se ai që përjetojnë femrat.