Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë se për 1 javë janë pranuar 724 aplikime për subvencionimin e pajisjeve.
Këto aplikime vijnë pas shpalljes së thirrjes nga ministria e Ekonomisë për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente.
Vlera e subvencionimit për një pajisje të makinës rrobalarëse është 200 euro, për prindërit vetushqyes është 300 euro, për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale, vlera e subvencionimit për një pajisje është 400 euro.
“Vlera e subvencionimit për një (1) pajisje makinë enëlarëse është 150.00 €. Për prindërit vetushqyes, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 250.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 300.00 €”.
“Vlera e subvencionimit për një (1) pajisje frigorifer ose frigoriferëve me ngrirëse është 100.00 €. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 150.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 200.00 €”, u bë e ditur nga ministria e Ekonomisë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.