Lajmet e fundit

Shumë probleme me të cilat ballafaqohet njeriu tejkalojnë mundësitë e tij për zgjidhje. Disa rrezikojnë pamjen e njeriut dhe janë rrezik real i vdekjes shpirtërore dhe fizike të tij, transmeton Klan Kosova.
Droga
Ndër varshmëritë më të këqija është varësia gjithnjë e më e madhe për alkoolin dhe drogën.

Droga është mjeti më efikas, i cili bën çdo gjë që ka kuptim të bëhet e pakuptimshme. Ajo rrezikon dhe shkatërron sferën shpirtërore, psikike, nervore të personalitetit njerëzor.
Keqpërdorimi i substancave psikoaktive, që në një masë më të vogël a më të madhe, ka përfshirë gjithë globin, ka zhvillim kronik dhe progresiv dhe shkakton dëmtime të rënda të shëndetit fizik dhe shpirtëror si dhe çrregullime të sjelljes, që në formën e tij më të vështirë, shkakton devijime të çuditshme sociale dhe aktivitete të ndryshme kriminale.
Duhani
Efektet e cigareve në trupin e njeriut janë të shumta dhe ato ndikojnë çdo ditë në jetën e duhanpirësit.
Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive.
Pirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës, mëlçisë, laringut, ezofagut, pankreasit dhe gojës. Duhani, përveç këtyre, është një faktor rreziku për zhvillimin e diabetit në kohë të hershme.

Alkooli
Edhe pse alkooli është legal në SHBA dhe në Britaninë e Madhe, konsiderohet si substanca e dytë më problematike nga ekspertët.
Alkooli shkakton në trurin e njeriut të paktën 6 efekte negative. Një fakt i tillë pohohet në një studim të realizuar nga dr.Isak Loftus, mjek patolog në Afrikën e Jugut.
Sipas tij, efekti i parë është ai i gazit. Pjesa e parë e trupit që preket nga efektet e alkoolit ka të bëjë me zonën ballore të trurit, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e vetëkontrollit, vullnetit, aftësisë për mprehtësi dhe vëmendje.
