Lajmet e fundit

Agjenti i lirë, Luis Suarez, e ka pranuar që ka marrë oferta të shumta nga liga elitare amerikane në futboll, MLS.
“Puna është që disa mundësi qëndrojnë për janar, duhet të analizoj gjithçka”, ka thënë Suarez për radio Sport 890.
“Tregu në MLS është shumë i ndërlikuar, disa klube të duan por nuk kanë vende, andaj do të duhej të ishte janari”.
“Disa klube të tjera ju duan tani por duhet ta vlerësojnë nëse kanë shans për t’u kualifikuar për në Playoff”.
“Nuk po ia mbyll derën askujt dhe i kam dëgjuar të gjitha ofertat. Mirëpo nëse disa ekipe tË MLS-it nuk kualifikohen për në playoff, atëherë e përfundojnë stinorin në javën e parë të tetorit, dhe kjo nuk është e dobishme për mua sepse do të pushoja një muaj para Kupës së Botës e që nuk do të ishte mirë për mua”.