Lajmet e fundit

Luis Suarez do të mirëpriste një rikthim të Neymarit në Barcelonë.
Por sulmuesi i këtij klubi llogarit se çdo mundësi për ta marrë brazilianin nga Paris Saint-Germain do të ishte komplikim, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Uruguaiani megjithatë beson se një marrëveshje edhe do të mund të arrihej.
“Në futboll, unë them gjithmonë që asnjëherë nuk dihet se çfarë ndodhë”.
“Tash ai po e shijon pa masë Parisin. Duket qartë se ai ka objektiva aty. Por qarta si partner i sulmit, mik apo edhe tifoz unë çdo herë krah meje dua më të mirën. Por ka diçka hipotetike dhe të pamundur për ta parashikuar””.
Suarez ka thënë se Neymar është futbollist që bën diferencën.
“Çdo herë duhet të jeni të vëmendshëm se vendimi që keni marrë në kohën e largimit ka qenë i komplikuar ashtu sikurse do të ishte vendimi për një kthim”, i ka thënë Suarez, Neymarit.