Lajmet e fundit

Një lajm i përhapur dje në media në lidhje me djegien e fabrikës së lëngjeve “Top Joy’’ në fshatin Sushicë , komuna e Istogut po del të jetë jo i vërtet.
Zyra e informimit e policisë në Pejë më anë të një komunikatë për media ka sqaruar rrethanat e zjarrvënies.
“Policia e Kosovës pranë Stacionit Policor në Istog, me datën 12.08.2015 rreth orës 22:10 ka pranuar informatë për një zjarrvenie në fshatin Dubravë kk Istog.
“Vendit te ngjarjes i janë përgjigjur njësitet e duhura policore dhe zjarrfiksat ku këta te fundit kanë arritur qe ta lokalizojnë zjarrin, persona të lënduar si pasojë e zjarrit nuk ka pasur pos dëmeve materiale. “
Zjarrfikësve në ndihmë ju kanë shkuar edhe njësitet e FSK-ës nga baza e tyre ne ketë komunë.
“Pas hetimeve të bëra nga njësitet relevante zjarri ka shkaktuar djegie të një pjese të parkut të ish fabrikës së lëngjeve ‘ Top Joy’ në sipërfaqe rreth 0.50 ha dhe nga zjarri nuk është përfshirë objekti i fabrikës në fjalë,përveç disa pishave të parkut dhe fushës (barit),” thuhet në kumtesën e policisë, transmeton Klan Kosova.