Lajmet e fundit

Vedat Bajrami humoristi kosovar i “Stupcave”, ka thënë se do t’i blejë gruas së tij një banesë prej 500 metrash katrorë.
Por gruaja e tij s’është në fakt gruaja e tij, por kolegu i tij Osman Azemi.
Në një fotografi që Vedati ka publikuar në instagram, shihen që të dy në rolet e tyre.
Si zakonisht Osman Azemi është në rolin e gruas së Vedatit dhe ky imazh na lë të kuptojmë se ata po përgatisin një projekt të ri humoristik ose do të jenë imazhi i ndonjë reklame.
“Dola me gruan për 10 vjetorin e martesës me ja ble një banesë 500m2 por s’po ka, krjet të vogla”, ka shkruar Vedati, transmeton Klan Kosova.
Vedat Bajrami, Osman Azemi e Mensur Safiqiu janë treshja që përbëjnë grupin humoristik Stupcat e që shumë shpesh vijnë me projekte të reja në ekranet e adhuruesve të tyre.
https://instagram.com/p/85SbxbyJGx/?taken-by=vedatiofficial