Lajmet e fundit

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, grupi humoristik “Stupcat” që tashmë janë imazh i kompanisë telefonike “Vala” kanë dalur për të mirëpritur bashkatdhetarët duke i’u ofruar edhe numra të Valës falas.
Bashkë me “Stupcat” është edhe drejtori i Valës, Agron Mustafa tha për Klan Kosovën se u dëshiron mirëseardhje bashkëatdhetarëve dhe i fton ata që të marrin numrat e Valës që janë në dispozicion për ta.
Mustafa gjithashtui bëri të ditur se 50.000 mijë numrat që janë paraparë për mërgimtarët do të shpërndahen edhe në pika të tjera shitëse dhe në pika kufitare, njofton Klan Kosova.