Lajmet e fundit

Të paktën 74 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë u plagosën në stuhitë e ashpra të pluhurit që goditën shtetet indiane të Rajasthan dhe Uttar Pradesh.
Stuhitë të mërkurën ndërprenë energjinw elektrike, shkatërruan pemë, shtëpitë dhe mbytwn bagëtitë.
Shumë nga të vdekurit po flinin kur shtëpitë e tyre u rrëzuan pasi u goditën nga shpërthimet intensive të vetëtimave, transmeton Klan Kosova.
Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këtë pjesë të Indisë gjatë verës, por humbja e jetës në këtë shkallë është e pazakontë.