Lajmet e fundit

Të paktën 125 njerëz raportohen të kenë vdekur në stuhitë e ashpra të pluhurit në Indinë veriore, me zyrtarët që paralajmërojnë se do të vijë mot më i keq.
Erërat dhe rrufetë me shpejtësi të lartë kanë shkatërruar shumë fshatra, kanë rrëzuar mure dhe kanë lënë shumë të lënduar, transmeton Klan Kosova.
Një zëdhënës i zyrës së komisionerit të ndihmës së Uttar Pradesh tha për AFP se numri i të vdekurve është më i larti në stuhi të tilla në të paktën 20 vjet.
Zyrtarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet gjatë ditëve të ardhshme, transmeton Klan Kosova.