Lajmet e fundit

Stuhia e quajtur “Erica”, ka lënë të vdekur 20 persona dhe qindra të tjerë të zhdukur në Dominika, një ishull në detin Karaibean , në oqeanin Atlantik. Kryeministri i vendit ka thënë se kjo stuhi i ka dërguar 20 vjet prapa.
Një stuhi tropikale e cila ka ardhur nga ishujt Karaibe, ka lënë të vdekur të paktën 20 persona e shumë të tjerë të zhdukur në ishullin Dominica.
“Stuhia tropikale “Erika” ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje, të cilat e kanë quar vendin 20 vjet prapa”, ka thënë kryeministri i vendit.
Kohë më parë “Erika” e kishte goditur Republikën Dominikane dhe Haitin, me erëra të forta dhe shi të madh, mirëpo ekspertët patën dhënë se kjo stuhi ishte dobësuar.
Gjendje e jashtëzakonshme është paralajmëruar në Florida të SHBA-ve, pasi që është parashikuar që stuhia ta godasë këtë vend të dielën.
Kryeministri i Dominikës, Roosevelt Skerrit, ka thënë në një deklarim televiziv, se qindra shtëpi, ura dhe rrugë janë shkatërruar.
“Kjo është një tragjedi kombëtare”, ka thënë ai duke u shprehur se zemra i është thyer nga kjo që ka ndodhur.