Lajmet e fundit

Shiu i rrëmbyeshëm që ra sot pasdite në Prishtinë me stuhinë që e përcolli atë e ka nxjerrë nga vendi çatinë e Konviktit numër 2 të studentëve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Çatia është nxjerrë nga vendi pak para orës 15. Pamjet e xhiruara nga KALLXO.com tregojnë llamarinat dhe trarët e çatisë të shpërndara gjithkah nëpër rrugë, madje edhe në largësi deri 30 metra nga çatia.
Në linkun e mëposhtëm ndiqeni videon: