Lajmet e fundit

Moti i ligë përfshiu Kosovën në dy ditët e fundit.
Nga stuhia e fuqishme përveç dëmeve, në Kosovë u regjistrua edhe një viktimë, transmeton klankosova.tv.
Në fshatin Pozheran të Vitisë pasditen e të martës, N.P tentoi ta parandalojë një dëm më të madh nga breshëri, por aty pësoi me jetë.
Me urgjencë nga Vitia, 60 vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të Gjilanit por pa shenja jete.
Të mërkurën familjarët hapën dyert për kryeshëndosh, derisa varrimi u bë pasdite.
Nga reshjet e shiut pësuan edhe dy persona nga po i njëjti vend.
Dy të rinjtë K.M dhe SH.M derisa po mbyllnin dyert e biznesit ku punojnë, era e madhe i përplasi ato duke i goditur që të dy, që poashtu patën nevojë për mjek.