Lajmet e fundit

Stuhia tropikale e quajtur "Nate" ka vrarë të paktën 22 persona në Costa Rika, Nikaragua dhe Honduras para se të shkojë në veri drejt SHBA-ve.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në vendet e Amerikës Qendrore, ku mungojnë më shumë se 20 njerëz.
Ajo ka shkaktuar shira të mëdha, rrëshqitje të dheut dhe përmbytje që po bllokojnë rrugët, duke shkatërruar urat dhe duke dëmtuar shtëpitë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Në Costa Rika, gati 400,000 njerëz janë pa ujë dhe mijëra po flenë në strehimore.
Së paku tetë vetë kanë vdekur nga stuhia atje, ndërsa 11 të tjerë vdiqën kur stuhia u zhvendos në veri dhe arriti në Nikaragua.
Tre persona kanë humbur jetën në Honduras, duke përfshirë dy të rinj që u mbytën në një lumë dhe disa të tjerë janë raportuar të humbur, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.