Lajmet e fundit

Shiu e breshëri e goditën Prishtinën fuqishëm.
Gjithë këtij moti të ligë, që ndodhi në pasditen e së hënës, nuk mundi t’i shpëtojë as kulmi i konviktit numër një, ne qendrën e studenteve, ngase një pjesë e tij ra midis dy rrugëve, por për fat nuk pati pasoja.
Në gjendje të pakalueshme ishin edhe sheshet e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.
Shiu u fut edhe brenda në objektin e drejtësisë, por Klan Kosova nuk mundi të marre një prononcim zyrtar në lidhje me demët e shkaktuara.
Për disa ora sa zgjati stuhia me shi dhe breshër, kryeqyteti në shumicën e territorit mori pamjen e Liqenit.
Kronikë nga Florent Zeqaj.