Lajmet e fundit

Stuhia e quajtur “Frank” ka goditur disa pjesë të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut, duke lënë pas përmbytje të mëdha, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Qindra banorë në Skotlandë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytetet kufitare në Dumfries, Hawick dhe Peebles.
Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Yorkshire dhe është paralajmëruar se edhe Cumbria dhe Lancashire do të jenë të përfshira nga kjo fatkeqësi natyrore.
Lumi Nith në Dumfries ka dalë nga shtrati i tij duke shkaktuar përmbytje dhe duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve që jetojnë në këtë zonë.