Lajmet e fundit

Stuhia më e fuqishme e Karaibeve pothuajse për një dekadë godet Haitin, ka lënë të zhvendosur me mijëra njerëz, dhe zyrtarët po e kanë shumë të vështirë që të kenë qasje në zonat që kësaj here janë më të goditurat.
Stuhia me emrin Matthew thuhet të ketë shkatërruar pjesë të tëra të vendiut dhe të paktën dy persona kanë vdekur, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo stuhi tani po lëviz në drejtim të brigjeve veri-perëndimore të Kubës e Floridës, ku edhe janë mobilizuar autoritetet me paralajmërime.
Ndërsa, në Karolinën Jugore, ka filluar evakuimi i më shumë se një milionë njerëzve.