Lajmet e fundit

Banorët në Zelandën e Re përballen me erëra të forta, rrebeshe e deri reshje dëbore, që kanë shkaktuar edhe probleme të fluturimeve e ndërprerje të energjisë elektrike, transmeton Klan Kosova.
Mbi 10 mijë banesa e biznese mbetën pa energji elektrike, një sërë autostradash u mbyllën e tragetet u pezulluan prej dallgëve të larta.
Zelanda e Re është përballur me një përkeqësim të ndjeshëm të motit këto muajt e fundit. Cikloni i prillit shkaktoi edhe një të vdekur, e i detyroi autoritetet të evakuonin me urgjencë zonat bregdetare e të urdhëronin mbylljen e shkollave.
Fronti i ftohtë i përplasur mbi vendin ka hedhur edhe dëborë në jug të ishullit, e kush ka pasur ndërmend të udhëtojë është këshilluar t’i shtyjë planet deri në fundjavë.