Njerëzit të cilët janë ekspozuar ndaj një medikamenti të caktuar hormonal në mitër mund të kenë një rrezik të shtuar të kancerit më vonë në jetë, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit zbuluan rrezikun e rritur të kancerit te të rriturit, nënave të të cilëve u ishin dhënë injeksione të një progesteroni sintetik të njohur si 17-OHPC, ose 17P, gjatë shtatzënisë.
Gjetjet, të botuara së fundmi në Gazetën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, bazohen në më shumë se 18 mijë çifte nënë-fëmijë që u ndoqën nga koha e shtatzënisë së nënave, midis 1959 dhe 1966.
Që nga viti 2019, një mijë e tetë nga këta pasardhës ishin diagnostikuar me kancer. Ky rrezik, ishte 2.6 herë më i lartë te njerëzit, nënave të të cilëve u ishte dhënë 17P gjatë shtatzënisë, transmeton Klankosova.tv
Nga ata 234 pjesëmarrës, 23 zhvilluan kancer, dy në fëmijëri dhe pjesa tjetër në moshë madhore. Më të zakonshmet ishin kanceri i zorrës së trashë dhe i prostatës, secili i diagnostikuar në tre persona, të tjerët u diagnostikuan me melanoma, kancer të gjirit dhe leukemi, ndër tumoret e tjera.
Por ndërsa gjetjet tregojnë një korrelacion midis 17P prenatale dhe rrezikut më të lartë të kancerit, ato nuk vërtetojnë se ilaçi është përgjegjës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.