Lajmet e fundit

Një studim i ri ka gjetur një lidhje të çuditshme në mes ratave të vetëvrasjeve tek tinejxherët dhe përhapjes së martesave të të njëjtit seks.
Në një studim të publikuar në Shtetet e Bashkuara, është treguar se numri i tentativave për vetëvrasje në mesin e nxënësve të shkollave të mesme, ishte më i ulët në shtetet në të cilat martesat e gjinisë së njëjtë ishin legale, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Studimi ka marrë për bazë 32 shtete të cilat e kishin legalizuar martesën në mes seksit të njëjtë nga viti 1999 deri në vitin 2015.
Sipas autorëve të studimit, homoseksualët dhe nxënësit biseksualë kishin treguar numër më të lartë të tentativave për vetëvrasje se sa ata nxënës që ishin heteroseksualë. Numri i vetëvrasjeve kishte rënë me legalizimin e martesave homoseksuale për 7% në mesin e numrit të përgjithshëm të nxënësve dhe për 14% në mesin e atyre që ishin identifikuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT.