24.06.2015 · përditësuar para 4056 dite1 min lexim
Shumë njerëz në botë mendojnë se çmenduria apo harresa kanë të bëjnë ekskluzivisht me njerëzit më të vjetër të shoqërisë, rezultat ky i ndërtuar kryesisht nga përvojat personale me anëtarët më të vjetër të familjes, përcjellë Klan Kosova.
Por të dhënat e reja në Britani, sugjerojnë se çmenduria prek më shumë njerëz se sa mendohej më parë, e kjo më së tepërmi u pa tek të rinjtë të cilët nga arsyeja e frikës nuk kërkojnë ndihmë.
Një pjesë e madhe e pacientëve nga ky studim ishin në të 40-at e tyre, ndërsa pjesa tjetër në të 30-at.
Ky studim ka treguar se çmenduria zhvillohet në rreth 40.000 njerëz nën moshën 65 vjeç.