Lajmet e fundit

Minjtë të cilët ishin të shurdhër janë të aftë që të dëgjojnë një pëshpëritje të vogël, kjo falë terapisë me gjene, kanë deklaruar disa shkencëtar amerikan, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ata kanë thënë që këto rezultate tek minjtë hapin rrugën që në të ardhmen të arrihet dëgjimi pothuajse normal edhe tek njerëzit.
Studimi i cili është publikuar tek Nature Biotechnology, përdorë një virus sintetik që të rregulloj defektin tek qimet e veshit sensitive ndaj tingujve.
“Kjo është e pa precedent. Kjo është hera e parë që shohim rikthim të dëgjimit në një nivel kaq të lartë” ka deklaruar studiuesi Jeffrey Holt, nga Boston Children's Hospital.