Rezistenca ndaj insulinës mund të bëjë që të zhvilloni depresion dy herë më shumë, edhe nëse nuk keni zhvilluar diabet të plotë, raporton një studim i ri.
Sipas gjetjeve të këtij studimi, njerëzit të cilët zhvilluan prediabetin, kishin 2.6 herë më shumë gjasa të vuanin nga depresioni gjatë një periudhe nëntëvjeçare përcjellëse.
"Njerëzit rezistentë ndaj insulinës kishin dy deri në trefishin e shkallës së zhvillimit të depresionit”, ka thënë autorja kryesore e këtij studimi, Kathleen Watson.
Trupi i njeriut mbështetet në insulinë, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të kthyer sheqerin në gjak, në energji. Nëse nivelet e sheqerit në gjak mbeten të larta, qelizat tuaja mund të bëhen më pak të afta të përdorin insulinë për të kthyer sheqerin në energji. Kjo është rezistenca ndaj insulinës.
Studimet e mëparshme kanë treguar një lidhje midis rezistencës ndaj insulinës dhe depresionit, por ky është një nga të parët që ka treguar se njerëzit që kanë zhvilluar rezistencë ndaj insulinës kishin më shumë gjasa të binin në depresion më vonë, ka theksuar Watson.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.