Lajmet e fundit

Sipas një studimi të realizuar nga hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore thuhet se agjërimi, qoftë edhe për tri ditë, mund të rigjeneroj tërë sistemin imunitar te njerëzit.
Hulumtuesit e kanë përshkruar studimin e tyre si të jashtëzakonshëm, pas gjetën metodat për përmirësimin e sistemit të imunitetit,
Në të kaluarën, agjërimi është kritikuar rëndë pasi mendohej se nuk ishte e shëndetshme, mirëpo ky studim i ri amerikan tregon që trupi prodhon më shumë qeliza të bardha gjatë agjërimit, të cilat i luftojnë infeksionet.
Ndër njerëzit që mund të përfitojnë më së shumti nga ky zbulim janë ata që e kanë sistemin e dobët të imunitetit, si p.sh., pacientët me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë, njerëzit e vjetër etj.
Në fazën eksperimentuese të studimit, disa njerëz kishin agjëruar dy deri në katër ditë, për një periudhë gjashtë mujore, transmeton albeu. Hulumtuesit pastaj kishin zbuluar se agjërimi kishte ndihmuar në prodhimin e një sistemi të ri të imunitetit, e gjithashtu edhe e kishte zvogëluar enzimën PKA, hormon i cili e rrit rrezikun e kancerit.