Lajmet e fundit

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të 450 studentëve të nivelit Bachelor dhe Master të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë fjalimit të Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, njëri nga studentët që priste të merrte diplomën, ia ndërpreu fjalimin, njofton Klan Kosova.
Veron Hasani i është drejtuar Bajramit me zë të lartë duke i thënë “studentët po diplomojnë për t’u punësuar si kamerier apo për të mbetur të papunë”.