Lajmet e fundit

Një grup studentësh nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut kanë organizuar një tjetër heshtje 15-minutëshe për viktimat në Novi Sad.
Ata janë solidarizuar me studentët dhe qytetarët në Serbi, të cilët po protestojnë tash e tre muaj kundër regjimit të Vuçiqit, njofton Klankosova.tv.
Ky është tubimi i pestë në Mitrovicën e Veriut për të nderuar viktimat në Novi Sad dhe për të mbështetur studentët që, prej më shumë se tre muajsh, po bllokojnë pothuajse të gjitha universitetet shtetërore dhe po protestojnë pas vdekjes së 15 personave në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Ndiqni detajet, në videon më poshtë: