Lajmet e fundit

Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” tash e tutje do të mund të shfrytëzojnë kapacitetet e kompanisë “Sharcem” për punë praktike.
Kjo do të mundësohet në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi që u nënshkrua të martën nga rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe menaxheri i projekteve speciale në “Sharcem”, Ioannis Mastoris.
Ndër pikat kryesore që do të shtrihet bashkëpunimi ndërmjet UMIB-it dhe kompanisë “Sharrcem” të paraparë edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit janë: Ofrimi dhe shkëmbimi i dijes dhe përvojës, identifikimi, planifikimi dhe realizimi i projekteve dhe programeve të përbashkëta, bashkorganizimi i aktiviteteve arsimore, bashkorganizimi i aktiviteteve studimore etj.
'