Lajmet e fundit

Në kolegjin AAB, të premten, ka filluar projekti "United for Peace" (Të bashkuar për paqe), i cili ka për synim vetëdijësimin e të rinjve kosovarë, e sidomos studentëve, për të evituar dhe sfiduar ekstremizmin.
Në njërën nga hapësirat e kolegjit në fjalë është vendosur një pano e madhe, në të cilën është shkruar pyetja, në anglisht, "Kur i mbyll sytë, cfarë sheh?". Studentëve u është kërkuar që përgjigjet e tyre në këtë pyetja ta shkruajnë në një letër të vogël dhe atë ta ngjesin në pano.
Fushata "United for Peace" do të vazhdojë deri të dielën, ndërsa këtë ditë, nga ora 12, në sheshin "Nëna Tereze", në Prishtinë organizohet një gjysmëmaratonë vrapimi.