Lajmet e fundit

Në fokusin e një dokumentari i cili do të realizohet nga një grup studentësh të huaj dhe shqiptar do të jetë edhe Shqipëria.
Ky dokumentar do të realizohet nën regjinë e një studenti shqiptar Boris Shehu, ky i fundit do të trajtojë problematika aktuale në Shqipëri, të para nga sytë e një çifti shqiptar.
Këta studentë do të udhëtojnë 21 ditë për të eksploruar kulturën shqiptare dhe historinë shqiptare me rëndësi politike kulturore.
Ideja kryesore që paraqet regjisori është ajo e arratisjes, duke e lidhur këtë me emigrimin masiv që ka përjetuar Shqipëria që prej kohës së komunizmit.
Në një video të shpërndarë në YouTube, të rinjtë kanë bërë një prezantim të shkurtër për veten dhe kanë kërkuar ndihma monetare për ta realizuar dokumentarin./ Shqiptarja.com