Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e parlamentit studentor të shtunën nëpërmjet një konference për media paralajmëruan protestën të cilën do ta mbajnë të martën në orën 11:00, njofton Klan Kosova.
Arsyeja e protestës sipas kryetarit të parlamentit të studentëve Egzon Daku, është çështja e afateve të provimeve të cilat rektori i Universitetit të Prishtinës Ramadan Zejnullahu, bashkë me senatin kanë vendosur të largojnë disa afate të provimeve, për këtë studentët pothuajse një vit radhazi po kërkojnë që këto reforma që janë bërë së fundmi në UP të largohen ose të hiqen sepse këto sipas tyre po dëmtojnë studentët.