Lajmet e fundit

Shumë studentë të arkitekturës në UBT kanë dhënë ide se si do të duket shtëpia e Teatrit të Operës dhe Baletit “ Dr. Ibrahim Rugova" në Prishtinë.
Kjo ishte një detyrë që ua dha profesori i tyre Arbër Sadiku, i cili pati për qëllim t`i njoftojë studentët me problemet reale të qytetit.
Poashtu , profesorit i arkitekturës në këtë universitet ka thënë për klankosova.tv se po do që përmes këtij angazhimi t`i riaktualizojë çështjen e ndërtimit të objektit që është kaq shumë i nevojshëm për komunitetin artistik.
Sadiku njëherit bëri me dije se gjithë këto punime do të prezantohen në një ekspozitë ku do të jetë i ftuar edhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala.