Unioni i Studentëve të Kosovës ka kërkuar që sa më shpjet të sqarohen rrethanat e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, që ndërroi jetë në burgun e Prizrenit, njofton Klan Kosova.
“Union i Studentëve të Kosovës, kërkojmë nga institucionet e drejtësisë në Kosovës që sa më parë të sqarohen rrethanat e vdekjes së Astritit”, thuhet në komunikatën për media.
“Në emër të studentëve të Republikës së Kosovës shprehim ngushëllimet të sinqerta familjes Dehari për vdekjen e djalit të tyre Astritit”.
“Ngushëllime shoqërisë dhe gjithë atyre që e njohën studentin, kolegun Astrit Dehari”.
Dehari ishte në përfundim të studimeve në Mjekësinë e Përgjithshme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.