Lajmet e fundit

Unioni i Studentëve të Kosovës, parlamenti studentor i UP-së si dhe parlamentet studentore të të gjitha universiteteve publike dhe këshillat studentor të Kolegjeve private të arsimit të lartë, mbajtën një konferencë në të cilën shpalosën qëndrimet e përfaqësuesve studentorë për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR.
Këtu u fol edhe për disa probleme tjera që prekin arsimin e lartë si dhe u parashtruan disa kërkesa.
Përfaqësuesit studentorë kanë kërkuar rritjen e buxhetit për arsim për 50% për vitin e ardhshëm akademik, depolitizimin e sistemit arsimor si dhe ndërtimin e një objekti të ri të FSHMN-së.
Ata paralajmëruan se do të dalin në protesta në rast se këto kërkesa nuk merren parasysh nga qeveria e Kosovës.