17.04.2019 · përditësuar para 2643 dite1 min lexim
I ndodhur në mes të Tokyos dhe Yokohama, Kawasaki është një qytet japonezi famshëm për industrinë e rëndë, muzeun e hapur të flokut dhe për një prej festimeve më me ngjyra të Halloween-it.
Këtë vit, artisti i pikturimit të trupit, Amazing Jiro i ka deleguar studentët e tij në paradën e 22-të të Halloween-it në këtë qytet. Rreth dymijë njerëz marshuan nëpër rrugë me kostumet e tyre, ndërkaq 120 mijë spektatorë të ngazëllyer bënë fotografi dhe video të turmës. Sidoqoftë, asnjë prej tyre nuk u dallua aq shumë sa gjashtë studentët e Amazing Jiro.
Së bashku, ata u veshën si disa prej veprave të artit më të famshme në botë dhe kjo përpjekje e tyre fitoi çmimin kryesor të organizimit dhe 500 mijë yen (rreth 3944 euro).
Veprat e përzgjedhura të artit ishin Behold the Man nga Elias Garcia Martinez, The Wedding Woman nga Pablo Picasso, Pearl Earring të Johannes Vermer, Portreti i Vincent Gogh, Mona Lisa e Leonardo da Vincit dhe The Scream e Edvard Munch.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.