Lajmet e fundit

Në Universitetin e Prishtinës sot po mbahen zgjedhjet studentore nga të cilat do të zgjidhet këshilli Studentor dhe anëtarët e Parlamentit Studentor që do të përfaqësojnë studentët në senatin e UP-së
Nëpër të gjitha njësitë akademike janë hapur kutitë e votimit dhe ky proces ka nisur në orwn 08:00 deri në orën 17:00.
Mbikëqyrësit e zgjedhjeve në Fakultetin Filologjik dhe atë Filozofik kanë thënë se ky proces po ecën mirë dhe deri më tani nuk është raportuar për keqpërdorime.
Janë gjithsej 9 organizta sudentore që po garojnë në këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.