Lajmet e fundit

Dita Ndërkombëtarë e Studentëve po shënohet edhe në Kosovë.
Një tryezë e organizuar nga Këshilli i Evropës do t`i mbledhë të gjithë drejtuesit e institucioneve arsimore e po ashtu ata të Unionit të Studentëve të Kosovës dhe organizatave të tjera studentore.
Arben Mehmeti kryetar i Unionit të Studentëve të Kosovës ka shpjeguar për Klan Kosova se 17 nëntori shënohet në vend që nga pas lufta deri sa simbolik ka përkujtimin e studentëve të rënë në vitin 1939
17 nëntori i atij viti është dita kur forcat naziste ndërhyn në Universitetin e Pragës, pas demonstratave studentore kundër pushtimit të Çekosllovakisë dhe ekzekutuan pa gjyq të nëntë udhëheqësit e demonstratave studentore. Gjithashtu dërguan mbi 1 mijë e 200 studentë në kampet e përqendrimit, mbyllën të gjitha Universitetet dhe i shndërruan në kazerma ushtarake.
Për shkak të kësaj ngjarje të pashembullt, Mehmeti thotë se 17 nëntori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Studentëve, njofton Klan Kosova.
Mirëpo sipas tij kjo ngjarje e luftës së dytë botërore ndërlidhet me atë të Kosovës pasi që edhe në luftën e 99 -ës ka studentë që janë vrarë nga forcat serbe.
Në tryezën e organizuar përpos përkujtimit të studentëve do të flitet edhe për rolin e studentëve në vend.